Temperatura të larta, IHK jep rekomandime për personat me sëmundje kronike

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) bën të ditur se edhe sot do të mbajë mot me diell, ndërkaq temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë celsius. IHK thekson se shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara. […] The post Temperatura të larta, IHK jep rekomandime për personat me sëmundje kronike appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Temperatura të larta, IHK jep rekomandime për personat me sëmundje kronike

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) bën të ditur se edhe sot do të mbajë mot me diell, ndërkaq temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë celsius.

IHK thekson se shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara.

Sipas Institutit, në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijojë mundësi që temperaturat të arrijnë edhe deri në 40 gradë celsius.

Gjatë kësaj periudhe kohore të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

IHK thekson se meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga  rrezet e diellit, nga ora 10:00-17:00, sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etj.

Po ashtu, rekomandohet të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, kremra adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pimë ujë sa më shpesh, të konsumojmë pemë e perime dhe ushqim me sa më pak yndyrë.

The post Temperatura të larta, IHK jep rekomandime për personat me sëmundje kronike appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0