Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në një segment të rrugës Ferizaj – Prishtinë

Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, është marrë vendim për të ndaluar përkohësisht qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media. Segmenti i prekur është ai nga rrethi i “Prishtina Mall” në […] The post Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në një segment të rrugës Ferizaj – Prishtinë appeared first on Sinjali.

Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në një segment të rrugës Ferizaj – Prishtinë

Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, është marrë vendim për të ndaluar përkohësisht qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Segmenti i prekur është ai nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt. Vendimi u mor në koordinim me zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës.

Sipas njoftimit të policisë, qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës.

“Ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e rrezikut në trafik.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në një segment të rrugës Ferizaj – Prishtinë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0