Sveçla: I arrestuari në Veri drejtues i Mbrojtjes Civile, organizoi sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se është arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e “Mbrojtjes Civile”. Sipas Sveçlës, ai ka qenë organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, më 29 maj. Sveçla ka thënë se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë […] The post Sveçla: I arrestuari në Veri drejtues i Mbrojtjes Civile, organizoi sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se është arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e “Mbrojtjes Civile”.
Sipas Sveçlës, ai ka qenë organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, më 29 maj.
Sveçla ka thënë se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.
“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, ka shkruar Sveçla.
The post Sveçla: I arrestuari në Veri drejtues i Mbrojtjes Civile, organizoi sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0