Seanca e orës 11:00, Abdixhiku kritikon VV-në: Mblidhuni vetë, i bëni muhabet vetes – popullistë të rrezikshëm

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së thirrjes së dy seancave të Kuvendit për ditën e nesërme. Ai e ka quajtur qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje “populiste dhe të rrezikshme”, duke theksuar se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në seancën e parë të orës 11:00. Ai ka akuzuar LVV-në se po […] The post Seanca e orës 11:00, Abdixhiku kritikon VV-në: Mblidhuni vetë, i bëni muhabet vetes – popullistë të rrezikshëm appeared first on Sinjali.

Seanca e orës 11:00, Abdixhiku kritikon VV-në: Mblidhuni vetë, i bëni muhabet vetes – popullistë të rrezikshëm

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së thirrjes së dy seancave të Kuvendit për ditën e nesërme.

Ai e ka quajtur qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje “populiste dhe të rrezikshme”, duke theksuar se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në seancën e parë të orës 11:00.

Ai ka akuzuar LVV-në se po thërret seanca të minutës së fundit, pa konsultime dhe pa komunikim me subjektet e tjera politike.

Postimi i plotë:

Popullistë të rrezikshëm.

Të investuar në lojëra, intriga e kalkulime politike.

Zvarritën tetë muaj krijim e shumicës e formimin e institucioneve. Na i humbën edhe 15 ditë të tjera me mandatar kukull që s’bënte asnjë përpjekje për minimalisht qeverisje. Nesër, në ditën e fundit, orën e fundit, afatin e fundit, paskan thirrur dy seanca për urgjencën që e shkaktojnë vet me vonesë.

Pa asnjë konsultim.

Pa asnjë komunikim.

Pa asnjë diskutim.

LDK e refuzon dhe shpërfillë këtë qasje politike. LDK e lufton me gjithë qenien e vet këtë logjikë imponimi. Me krenari, e themi se refuzimi i popullistëve është akti më i lartë patriotik sot.

Prandaj LDK nuk bëhet pjesë e shfaqejeve parlamentare të një pushteti në ikje. Nesër nuk marrim pjesë fare në seancën e imponimit teatral të orës 11:00-të. Mblidhuni vet; i bëni muhabet vetes. Luftën me mullinjtë e erës e bëni mirë.

Nesër, nga ora 14:00, votojmë me bindje e krenari kundër pakicës që nuk mund të sillet si shumicë më në këtë shtet.

Nesër nisim pregatitjet oër zgjedhjet e reja nacionale dhe ftesën e madhe për përbashkim të secilit që është ngopur me një politikë si kjo, që mendon të shpëtojë shtetin e Republikën nga ata që e shohin atë vetëm si instrument e si lojë karrigesh.

Le t’i fitojmë!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Seanca e orës 11:00, Abdixhiku kritikon VV-në: Mblidhuni vetë, i bëni muhabet vetes – popullistë të rrezikshëm appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0