Mbyllet me barazim ndeshja Kosovë – Zvicër

Kombëtarja e Kosovës e mbyllë me faqe të bardhë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026. “Dardanët” në ndeshjen e fundit të këtyre kualifikueseve barazoi 1-1 me Zvicrën në “Fadil Vokrri”. Me këtë rezultat, Kosova mbetet në pozitën e dytë të Grupit B, duke shkuar në “play-offin” e Botërorit, teksa Zvicra shkon direkt në Botërorin e vitit […] The post Mbyllet me barazim ndeshja Kosovë – Zvicër appeared first on Sinjali.

Mbyllet me barazim ndeshja Kosovë – Zvicër

Kombëtarja e Kosovës e mbyllë me faqe të bardhë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026.

“Dardanët” në ndeshjen e fundit të këtyre kualifikueseve barazoi 1-1 me Zvicrën në “Fadil Vokrri”.

Me këtë rezultat, Kosova mbetet në pozitën e dytë të Grupit B, duke shkuar në “play-offin” e Botërorit, teksa Zvicra shkon direkt në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Kosova i mbyllë këto kualifikuese me 11 pikë të tubuara në gjashtë ndeshje, teksa në anën tjetër, mysafirët e mbyllin këtë kampanjë me 14 pikë.

Serinë e golave në ndeshje e hapën mysafirët, me anë të Ruben Vargas, i cili shënoi për 1-0 në minutën e 47-të të ndeshjes, pas një hutie në mbrojtjen dardane.

Ndërkohë, golin e barazimit e shnëoi Florent Muslija, në minutën e 74-të të ndeshjes, pas një goditjeje mjaft të bukur.

Pas mbylljes së kësaj ndeshje, Kosova do të rikthehet të luajë në marsin e vitit të ardhshëm në fazën e “play-offit”, aty ku do të jetë edhe kombëtarja e Shqipërisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbyllet me barazim ndeshja Kosovë – Zvicër appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0