Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Prizren – vidhen mbi 50 mijë euro ar

Një rast i rëndë vjedhjeje është regjistruar në Prizren, ku një shtëpi në rrugën “Fadil Ferati” është shënjestruar nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në kohë të papërcaktuar dhe është zbuluar pasi pronarja e shtëpisë, P. C. ka raportuar rastin në polici. Nga veprimet e para hetimore është konstatuar se autorët kanë depërtuar […] The post Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Prizren – vidhen mbi 50 mijë euro ar appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Prizren – vidhen mbi 50 mijë euro ar

Një rast i rëndë vjedhjeje është regjistruar në Prizren, ku një shtëpi në rrugën “Fadil Ferati” është shënjestruar nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në kohë të papërcaktuar dhe është zbuluar pasi pronarja e shtëpisë, P. C. ka raportuar rastin në polici.

Nga veprimet e para hetimore është konstatuar se autorët kanë depërtuar me forcë brenda objektit dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme ari dhe bizhuterish, të vlerësuara rreth 50 mijë euro. Në momentin e vjedhjes, në shtëpi nuk ka qenë askush.

Patrulla policore dhe sektori i hetimeve kanë dalë në vendngjarje, ndërsa rasti tashmë është marrë nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, të cilët po ndërmarrin veprimet e mëtejshme për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Prizren – vidhen mbi 50 mijë euro ar appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0