LDK bojkoton seancën ku synohet miratimi i disa projektligjeve, merr pjesë vetëm në atë për formimin e qeverisë

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e orës 11:00 i thirrur nga Kuvendi i Kosovës, ku pritet të votohen marrëveshjet ndërkombëtare e projektligje buxhetore që kërkojnë proces serioz e konsultim. “LDK nuk merr pjesë në improvizime që shpërfillin rregulloren dhe e reduktojnë agjendën shtetërore në dekor fushate”, thuhet në komunikatë […] The post LDK bojkoton seancën ku synohet miratimi i disa projektligjeve, merr pjesë vetëm në atë për formimin e qeverisë appeared first on Sinjali.

LDK bojkoton seancën ku synohet miratimi i disa projektligjeve, merr pjesë vetëm në atë për formimin e qeverisë

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e orës 11:00 i thirrur nga Kuvendi i Kosovës, ku pritet të votohen marrëveshjet ndërkombëtare e projektligje buxhetore që kërkojnë proces serioz e konsultim.

“LDK nuk merr pjesë në improvizime që shpërfillin rregulloren dhe e reduktojnë agjendën shtetërore në dekor fushate”, thuhet në komunikatë për media.

Ndërsa në seancën e thirrur për në orën 14:00 ku pritet të testohet a i ka apo jo numrat mandatari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, LDK-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Komunikata e plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës refuzon mënyrën e papërgjegjshme me të cilën Vetëvendosja po tenton, sërish, të përdorë institucionet e Republikës si instrument të lojërave të saj politike.

Prej tetë muajsh, vendi mbahet në pasiguri politike nga të njëjtët që sot paraqesin si urgjencë atë që vetë e kanë zvarritur. E njëjta logjikë u pa edhe me zvarritjen 15 ditore të mandatarit pa numra, një proces i humbur që nga fillimi dhe i përdorur vetëm për propagandë.

Po të kishin vullnet për krijimin e shumicës parlamentare, konsultimet do të ishin bërë me kohë dhe me të gjitha partitë. Qëllimi nuk ka qenë shumica, por materiali elektoral, mbajtja peng e vendit dhe prodhimi i skenave të radhës.

Agjenda e seancës së orës 11:00 përfshin marrëveshje ndërkombëtare, kredi, borxhe dhe projektligje buxhetore që kërkojnë proces serioz e konsultim. LDK nuk merr pjesë në improvizime që shpërfillin rregulloren dhe e reduktojnë agjendën shtetërore në dekor fushate.

LDK do të marrë pjesë vetëm në seancën e orës 14:00, sapo të pranojmë ftesën dhe rendin e ditës për çështjen e mandatarit, në përputhje me bindjet, vlerat dhe besimin e votuesve tanë.

LDK mbetet e përkushtuar ndaj rendit, ligjshmërisë dhe stabilitetit të Republikës. Nuk bëhemi pjesë e skenarëve populistë dhe të krizave të fabrikuara për interesa zgjedhore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LDK bojkoton seancën ku synohet miratimi i disa projektligjeve, merr pjesë vetëm në atë për formimin e qeverisë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0