Punonjësit ende pa paga, Sindikata e RTK-së paralajmëron grevë njëorëshe për nesër
Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë paralajmëruar grevë njëorëshe për nesër për shkak të mosalokimit të buxhetit dhe mospagesës së pagave për 700 punonjësit. Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka dërguar letra zyrtare për figura të larta evropiane, përfshirë Kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der […] The post Punonjësit ende pa paga, Sindikata e RTK-së paralajmëron grevë njëorëshe për nesër appeared first on Sinjali.
Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë paralajmëruar grevë njëorëshe për nesër për shkak të mosalokimit të buxhetit dhe mospagesës së pagave për 700 punonjësit.
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka dërguar letra zyrtare për figura të larta evropiane, përfshirë Kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në këto letra, sindikata ka informuar për gjendjen financiare të rënduar në RTK, ku punonjësit vazhdojnë të mbeten pa paga, ndërkohë që po afrohet muaji dhjetor.
Sindikatat e RTK-së kanë theksuar se mosmarrja e pagave është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe të punëtorëve, dhe kërkojnë masa të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.
Për të shprehur revoltën e tyre, punonjësit do të mbajnë një grevë njëorëshe nesër në oborrin e RTK-së nga ora 11:00, duke kërkuar pagesa të rregullta dhe drejtësi. Sindikata ka thënë se është e gatshme të përdorë të gjitha mjetet ligjore dhe sindikale për të siguruar pagesat dhe funksionimin e qëndrueshëm të shërbimit publik medial.
Ky është protestimi i tretë i punonjësve të RTK-së brenda këtij muaji.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Punonjësit ende pa paga, Sindikata e RTK-së paralajmëron grevë njëorëshe për nesër appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0