Prokuroria për rastin e trishtë në Grabanicë: Është dhënë autorizimi për hetimin e rrethanave të rastit
Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për rastin e rëndë në Grabanicë, ku një grua ishte paraqitur si person i zhdukur, pasi ishte larguar nga shtëpia duke lënë një letër ku shkruante se “nuk po mundem ma me jetuar”. Pas publikimit të lajmit, sinjalizuesit e Sinjalit kanë raportuar se gruaja që u gjet pa shenja jete është Hanemshahe […] The post Prokuroria për rastin e trishtë në Grabanicë: Është dhënë autorizimi për hetimin e rrethanave të rastit appeared first on Sinjali.
Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për rastin e rëndë në Grabanicë, ku një grua ishte paraqitur si person i zhdukur, pasi ishte larguar nga shtëpia duke lënë një letër ku shkruante se “nuk po mundem ma me jetuar”.
Pas publikimit të lajmit, sinjalizuesit e Sinjalit kanë raportuar se gruaja që u gjet pa shenja jete është Hanemshahe Miftari.
Sipas tyre, sot, gjatë kërkimeve në zonë, Policia e Kosovës ka gjetur trupin e saj në ujërat e Lumëbardhit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se trupi i pajetë u gjet rreth orës 13:15.
“Është gjetur rreth orës 13:15 minuta nga Policia. Mbrëmë diku rreth orës 19:30 është raportuar nga familjarët që është larguar nga shtëpia dhe nuk po gjendet”, tha ai.
Gashi tha se rasti ishte inicuar si “person i zhdukur” dhe nga kërkimet, trupi i pajetë u has “diku një kilometër larg urës së fshatit”.
“Mjeku e ka konstatuar vdekjen”, tha zëdhënësi, ndërsa shtoi se hetuesit rajonalë dhe prokurori i shtetit ishin po ashtu në vendin e ngjarjes.
Për rastin ka folur edhe Prokuroria.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha se veç prokurores së krimeve të rënda dhe Policisë, në vendin e ngjarjes doli edhe një njësit i zjarrfikësve, që bënë “tërheqjen e trupit”.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës u dërgua për obduksion në IML”, tha ai.
Policia, tha Nikçi, “ka marrë autorizim nga prokurori për t’u kryer të gjitha veprimet hetimore që të ndriçohen rrethanat e rastit”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Prokuroria për rastin e trishtë në Grabanicë: Është dhënë autorizimi për hetimin e rrethanave të rastit appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0