Procesi ndaj ish-krerëve të UCK-së në Hagë, më 16 nëntor protesta në Strasburg

E diela e kësaj jave do të shoqërohet me protesta në Strasburg kundër procesit që po zhvillohet në Hagë nga Gjykata Speciale ndaj ish-luftëtarëve të lirisë dhe ish-drejtueseve të Republikës së Kosovës. Këtë të ditur e ka bërë “Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar”, duke njoftuar se […] The post Procesi ndaj ish-krerëve të UCK-së në Hagë, më 16 nëntor protesta në Strasburg appeared first on Sinjali.

Procesi ndaj ish-krerëve të UCK-së në Hagë, më 16 nëntor protesta në Strasburg

E diela e kësaj jave do të shoqërohet me protesta në Strasburg kundër procesit që po zhvillohet në Hagë nga Gjykata Speciale ndaj ish-luftëtarëve të lirisë dhe ish-drejtueseve të Republikës së Kosovës.


Këtë të ditur e ka bërë “Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar”, duke njoftuar se protesta do të mbahet me 16 nëntor.


“THIRRJE PUBLIKE PËR PROTESTË për të protestuar në Strasburg, më 16 nëntor 2025, kundër procesit të padrejtë që po zhvillohet në Hagë nga Gjykata Speciale ndaj luftëtarëve të lirisë dhe ish drejtuesve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Këshillit.


Ata e quajtën veprimtarinë e Gjykatës Speciale të karakterit të njëanshëm, që ndëshkon shqiptarët në vend të ndëshkimit të Serbisë për krimet dhe gjenocidin.


“Themelimi dhe veprimtaria e Gjykatës speciale për Kosovën kanë marrë karakter të njëanshëm dhe selektiv. Në vend që të ndëshkojë krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia pushtuese ndaj popullit shqiptar, kjo gjykatë është kthyer në një proces politik ndaj vetë Luftës Çlirimtare të Kosovës – luftë e drejtë, çlirimtare dhe mbrojtëse, e përkrahur nga shteti ynë Amë, nga NATO dhe nga bota demokratike”, thuhet tutje në komunikatë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Procesi ndaj ish-krerëve të UCK-së në Hagë, më 16 nëntor protesta në Strasburg appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0