Prishtina – Trepça, derbi i zjarrtë i fundjavës në basketboll
Dy prej skuadrave më të mëdha të basketbollit kosovar, Sigal Prishtina dhe Trepça, do të përballen të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit. Kjo ndeshje i takon xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll dhe vjen në një moment jo të favorshëm për asnjërën nga skuadrat. Prishtina renditet e […] The post Prishtina – Trepça, derbi i zjarrtë i fundjavës në basketboll appeared first on Sinjali.
Dy prej skuadrave më të mëdha të basketbollit kosovar, Sigal Prishtina dhe Trepça, do të përballen të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.
Kjo ndeshje i takon xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll dhe vjen në një moment jo të favorshëm për asnjërën nga skuadrat.
Prishtina renditet e treta me 10 pikë – katër fitore dhe dy humbje – ndërsa Trepça ka tetë pikë nga pesë ndeshje, me bilanc prej tri fitoreve dhe dy humbjeve.
Të dy ekipet pësuan humbje në mesjavë në ndeshjet ndërkombëtare, ndërsa po ashtu nuk i kanë të kompletuara përbërjet.
Xhiroja nis të shtunën në orën 17:00 me ndeshjen Rahoveci 029 – Golden Eagle Ylli. Ndërkohë, dueli Go+ Peja – Vëllaznimi zhvillohet po të shtunën nga ora 19:30.
Lideri i klasifikimit, Bashkimi, do të luajë të dielën nga ora 20:15 në Prishtinë kundër Borës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Prishtina – Trepça, derbi i zjarrtë i fundjavës në basketboll appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0