Presidenca për deklaratën e Osmanit për “900 banda kriminale”: Bëhet fjalë për raste, jo numër bandash

Zyra e Presidentes së Kosovës ka reaguar rreth deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka thënë se “në pesë vjet janë çmontuar mbi 900 banda kriminale në vend”. Në reagim, Presidenca ka theksuar se Osmani i është referuar rasteve të trajtuara nga institucionet e rendit, dhe jo numrit të bandave kriminale. “Në fakt, është […] The post Presidenca për deklaratën e Osmanit për “900 banda kriminale”: Bëhet fjalë për raste, jo numër bandash appeared first on Sinjali.

Presidenca për deklaratën e Osmanit për “900 banda kriminale”: Bëhet fjalë për raste, jo numër bandash

Zyra e Presidentes së Kosovës ka reaguar rreth deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka thënë se “në pesë vjet janë çmontuar mbi 900 banda kriminale në vend”.

Në reagim, Presidenca ka theksuar se Osmani i është referuar rasteve të trajtuara nga institucionet e rendit, dhe jo numrit të bandave kriminale.

“Në fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale”, thuhet në reagim.

Tutje është thënë se Osmani nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por përkundrazi si shtet të sundimit të ligjit.

“Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, thuhet më tej.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Presidenca për deklaratën e Osmanit për “900 banda kriminale”: Bëhet fjalë për raste, jo numër bandash appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0