Përballja me Sllovakinë, Foda shprehet optimist se do të jetë ndeshje shumë e barabartë

Edhe pse nuk mundëm të kualifikohemi direkt, ëndërra e Kosovës për Kupën e Botës ende nuk është shuar. Ndeshja e radhës me peshë për Kosovën do të jetë me Sllovakinë. Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës Franco Foda është shprehur optimist para përballjes. Kosova do të jetë myasfir i Sllovakisë në play-offin e Kampionatit Botëror 2026. […] The post Përballja me Sllovakinë, Foda shprehet optimist se do të jetë ndeshje shumë e barabartë appeared first on Sinjali.

Përballja me Sllovakinë, Foda shprehet optimist se do të jetë ndeshje shumë e barabartë

Edhe pse nuk mundëm të kualifikohemi direkt, ëndërra e Kosovës për Kupën e Botës ende nuk është shuar.

Ndeshja e radhës me peshë për Kosovën do të jetë me Sllovakinë.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës Franco Foda është shprehur optimist para përballjes.

Kosova do të jetë myasfir i Sllovakisë në play-offin e Kampionatit Botëror 2026.

Për faqen zyrtare të FFK-së, Foda deklaroi se do të jetë sfidë shumë e barabartë.

“Ndeshja e parë është si mysafir i Sllovakisë. Sllovakia ka një ekip shumë të mirë. Fituan ndaj Gjermanisë në shtëpi me rezultat 2-0”.

Megjithatë, Foda bëri të ditur se tani që lojtarët e ekipit kanë më shumë vetbesim, ndeshja do të jetë e barabartë.

“Por, barazuar në rezultatet e fundit, shënuam fitore në Suedi dhe Slloveni edhe gjithashtu kundër Islandës si mysafir. Ekipi tani ka shumë vetëbesim dhe do të jetë ndeshje shumë e barabartë”.

Foda ndër të tjera shtoi se tërë fokusi do të jetë Sllovakia e pastaj mund të fokusohen për finalen që mund të zhvillohet në Prishtinë.

“Nëse e fitojmë këtë ndeshje, pastaj kemi një ndeshje në shtëpi ku mund të vendosim gjithçka. Por, siç e thashë ndeshja më e rëndësishme është e para në Sllovaki dhe pastaj të shohim më tej”, deklaroi ai.

26 nëntori do të përballë në ndeshjen e parë Sllovakinë dhe Kosovën, ndërsa 31 dhjetori finale e madhe nëse fati qëndron në anën tonë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përballja me Sllovakinë, Foda shprehet optimist se do të jetë ndeshje shumë e barabartë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0