Ekskluzive | Sulm me shufër metalike në Drenas – arrestohet i riu pas konfliktit në Facebook
Një konflikt i nisur në rrjete sociale ka përfunduar me dhunë fizike në mes të ditës në Drenas, ku një person ka mbetur i lënduar, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 08 janar 2026, rreth orës 14:50, kur E.F. dyshohet se ka sulmuar S. L, duke […] The post Ekskluzive | Sulm me shufër metalike në Drenas – arrestohet i riu pas konfliktit në Facebook appeared first on Sinjali.
Një konflikt i nisur në rrjete sociale ka përfunduar me dhunë fizike në mes të ditës në Drenas, ku një person ka mbetur i lënduar, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 08 janar 2026, rreth orës 14:50, kur E.F. dyshohet se ka sulmuar S. L, duke e goditur me shufër metalike në pjesën e shpinës.
Sipas deklarimit të viktimës në polici, sulmi ka ndodhur si pasojë e një komenti të mëhershëm në rrjetin social Facebook, çka ka eskaluar më pas në përballje fizike. Viktima ka pësuar lëndim të lehtë trupor, por nuk ka pranuar tretman mjekësor dhe nuk posedon raport mjekësor, ndërsa ka deklaruar se ndihet i rrezikuar nga i dyshuari.
Pas raportimit të rastit si “rrahje në progres”, patrulla policore ka dalë në vendngjarje dhe të dy personat janë shoqëruar në Stacionin Policor në Drenas. I dyshuari, në prani të avokatit mbrojtës, është intervistuar.
Burimet bëjnë të ditur se policia ka siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë, të cilat pritet të përdoren si prova materiale në procedurë.
Me rekomandim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale “Sulmi”, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.
Hetimet janë në vazhdim. Gazeta Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Sulm me shufër metalike në Drenas – arrestohet i riu pas konfliktit në Facebook appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0