PDK alarmon për rritje të importit të energjisë: Kostoja po bie mbi qytetarët
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka alarmuar për rritjen e varësisë së Kosovës nga importi i energjisë, duke e quajtur këtë një barrë të drejtpërdrejtë për qytetarët. Ai thotë se shpenzimet për import janë trefishuar gjatë pesë viteve të fundit, duke kaluar nga rreth 50 milionë euro në vitin 2019 në mbi 168 milionë euro […] The post PDK alarmon për rritje të importit të energjisë: Kostoja po bie mbi qytetarët appeared first on Sinjali.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka alarmuar për rritjen e varësisë së Kosovës nga importi i energjisë, duke e quajtur këtë një barrë të drejtpërdrejtë për qytetarët. Ai thotë se shpenzimet për import janë trefishuar gjatë pesë viteve të fundit, duke kaluar nga rreth 50 milionë euro në vitin 2019 në mbi 168 milionë euro në vitin 2024.
“Rritja e importit të energjisë, kosto që po bie mbi qytetarët. Nga viti 2019 deri në vitin 2025, Kosova ka parë një rritje të madhe të varësisë nga importi të energjisë elektrike. Shpenzimet për import janë rritur nga rreth 50 milionë euro në vitin 2019, në mbi 168 milionë euro në vitin 2024. Po ashtu, edhe sasia e energjisë së importuar është rritur dukshëm: nga 890 mijë MWh në vitin 2019 në mbi 1.3 milionë MWh në vitin 2024”, ka shkruar Shala.
Sipas tij, kjo gjendje është rezultat i “performancës së dobët të prodhimit vendor”, veçanërisht të termocentraleve të KEK-ut, të cilat, siç thotë ai, “përballen me rënie të njësive, riparime të stërzgjatura dhe efikasitet të ulët”. Shala shton se mungesat në prodhim detyrojnë import me çmime të larta, duke krijuar hapësirë për përfitime të ndërmjetësve, ndërsa “barrën e paguajnë qytetarët përmes rritjes së tarifave të aprovuara nga ZRRE”.
Ai argumenton se situata nuk mund të ndodhë “pa koordinim institucional”, duke e identifikuar Qeverinë si përgjegjëse direkte.
Në këtë kontekst, Shala kërkon investime të qëndrueshme në kapacitete të reja prodhuese, përmirësim të menaxhimit në KEK dhe zbatim të plotë të obligimeve ligjore në planifikimin energjetik. “Kjo krizë e krijuar nga keqqeverisja aktuale e bën më të domosdoshëm se kurrë veprimin,” shkruan ai.
Shala përfundon se largimi i Vetëvendosjes nga pushteti do të ishte “në interes të furnizimit të qëndrueshëm, sigurisë energjetike dhe çmimeve të përballueshme”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post PDK alarmon për rritje të importit të energjisë: Kostoja po bie mbi qytetarët appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0