Osmani pret Presidentin Sulyok: Hungaria sinjalizon mbështetje për Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot për herë të parë në një vizitë pune në Kosovë, Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Zsuzsanna Nagy. Gjatë takimit zyrtar në Presidencë, Presidentja Osmani theksoi synimin e Kosovës për të thelluar bashkëpunimin dypalësh me Hungarinë në të gjitha fushat. Ajo ritheksoi […] The post Osmani pret Presidentin Sulyok: Hungaria sinjalizon mbështetje për Kosovën appeared first on Sinjali.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot për herë të parë në një vizitë pune në Kosovë, Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Zsuzsanna Nagy.
Gjatë takimit zyrtar në Presidencë, Presidentja Osmani theksoi synimin e Kosovës për të thelluar bashkëpunimin dypalësh me Hungarinë në të gjitha fushat.
Ajo ritheksoi rëndësinë e mbështetjes hungareze për heqjen e masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e vlerësuar këtë si një hap thelbësor për proceset integruese.
Osmani nënvizoi se integrimi euro-atlantik i Kosovës është në interes të qytetarëve të vendit, të rajonit dhe të të gjithë kontinentit evropian.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Osmani pret Presidentin Sulyok: Hungaria sinjalizon mbështetje për Kosovën appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0