Osmani përkujton ish-presidentin Rugova: Trashëgimia e tij është testament për paqen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në ditëlindjen e tij. Ajo ka vlerësuar lartë jetën dhe veprën e ish-presidentit Rugova. Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ai mbetet frymëzim i përhershëm. “I lindur 81 vjet më parë, arkitekti i pavarësisë, Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova ishte zëri […] The post Osmani përkujton ish-presidentin Rugova: Trashëgimia e tij është testament për paqen appeared first on Sinjali.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në ditëlindjen e tij.
Ajo ka vlerësuar lartë jetën dhe veprën e ish-presidentit Rugova.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ai mbetet frymëzim i përhershëm.
“I lindur 81 vjet më parë, arkitekti i pavarësisë, Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta, si dhe udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë. Me urtësinë, kulturën politike dhe vizionin largpamës, Presidenti Rugova e ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore. Ai mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike. Trashëgimia e Presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euro-atlantike. Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik!”, ka shkruar Osmani.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Osmani përkujton ish-presidentin Rugova: Trashëgimia e tij është testament për paqen appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0