Një javë pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit, Bardhyl Mahmuti ka një kërkesë për komunën e Tetovës

Tashmë ka kaluar një javë që nga ndarja nga jeta e këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi. Vdekja e hershme dhe e papritur e artistit la të mërzitur të gjithë ata që e njohën, përfshirë ata në jetën private dhe artdashësit e tij. Bardhyl Mahmuti, ishte i pari që ngriti zërin që për Kasapin në […] The post Një javë pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit, Bardhyl Mahmuti ka një kërkesë për komunën e Tetovës appeared first on Sinjali.

Një javë pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit, Bardhyl Mahmuti ka një kërkesë për komunën e Tetovës

Tashmë ka kaluar një javë që nga ndarja nga jeta e këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi.

Vdekja e hershme dhe e papritur e artistit la të mërzitur të gjithë ata që e njohën, përfshirë ata në jetën private dhe artdashësit e tij.

Bardhyl Mahmuti, ishte i pari që ngriti zërin që për Kasapin në Tetovë të shpallej ditë zie.

Veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, ka bërë një kërkesë publike për komunën e Tetovës, që të institucionalizohet një festival që do të përjetësonte emrin e këngëtarit Shpat Kasapi.

“Krijimi i një festivali që do të mbante emrin e tij dhe që do të organizohej çdo vit në Tetovë, në qytetin e lindjes, në javën e parë të muajit maj (që përkon me ditëlindjen e Shpat Kasapit, 1 maj), do të ishte vendimi më i mirë për të shprehur mirënjohjen tonë për kontributin e tij”, ka shkruar Mahmuti.

Kërkesën e ka bërë drejt kryetarit të i Komunës së Tetovës,  Bilall Kasami, kryetarit të i Këshillit Komunal të Tetovës,  Jusuf Abduli e këshilltarëve të Këshillit Komunal të Tetovës.

“Lusim autoritetet komunale që të marrin në shqyrtim këtë kërkesë dhe të miratojnë një vendim, që do t’i jepte vulë institucionale Festivalit “Shpat Kasapi””, tha ai.

“Vdekja e papritur e këngëtarit të mirënjohur Shpat Kasapi shkaktoi një pikëllim mbarëkombëtar. Është e tepër të renditim në këtë kërkesë meritat e mëdha që ka pasur ky artist në afirmimin e artit dhe kulturës shqiptare. Meritat e tij janë vënë në spikamë edhe në lajmet që kanë publikuar mediat ndërkombëtare”, u shpreh Mahmuti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një javë pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit, Bardhyl Mahmuti ka një kërkesë për komunën e Tetovës appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0