Nesër seanca për formimin e qeverisë

Nesër do të mbahen seanca për formimin e qeverisë nga ora 14:00. Kështu e ka konfirmuar Musli Krasniqi, nga Zyra për Media e Kuvendit. Ndërkohë nga ora 11:00 do të mbahet një seancë për formimin e komisioneve për të diskutuar për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare e për buxhetin e RTK-së. Presidentja Vjosa Osmani e ka mandatuar […] The post Nesër seanca për formimin e qeverisë appeared first on Sinjali.

Nesër seanca për formimin e qeverisë

Nesër do të mbahen seanca për formimin e qeverisë nga ora 14:00.

Kështu e ka konfirmuar Musli Krasniqi, nga Zyra për Media e Kuvendit.

Ndërkohë nga ora 11:00 do të mbahet një seancë për formimin e komisioneve për të diskutuar për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare e për buxhetin e RTK-së.

Presidentja Vjosa Osmani e ka mandatuar Glauk Konjufcën si mandatar për formimin e Qeverisë, pas dështimit të Albin Kurtit.

Mandatari për formimin e Qeverisë, nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, ende nuk e ka bërë të ditur nëse ka siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re.

Njoftimi i Kuvendit:

Kalendari

19/11/2025

Seancë

Seancë e jashtëzakonshme

Rendi i ditës

1. Formimi i komisioneve parlamentare,

2. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-002 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje,

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e parë për „Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër“, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Grupit të Bankës Botërore),

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-004 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian si Huadhënës, dhe Republikës së Kosovës si Huamarrës, dhe Bankës Qendrore të Kosovës si Agjent i Huamarrësit,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-005 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Kompas“-Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës Për Forcimin E Sistemit Të Shëndetësisë,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-006 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 09/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,

8. Miratimi i buxhetit për komunat: Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok,

9. Çështja e financimit të RTK-së.

Vendi: Salla e seancave

Koha: 11:00

19/11/2025

Seancë

Seancë e jashtëzakonshme

Rendi i ditës

Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Vendi: Salla e seancave

Koha: 14:00

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nesër seanca për formimin e qeverisë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0