MPJ gjermane para vizitës së kryediplomatit gjerman: Shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin natyrshëm Evropës

Gjermania ka theksuar sërish mbështetjen ndaj gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian, duke i cilësuar ato si “pjesë të pandashme të familjes evropiane”, përpara vizitës në rajon të ministrit të jashtëm, Johann Wadephul. Mesazhi u publikua në platformën X nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ku theksohet se vendi […] The post MPJ gjermane para vizitës së kryediplomatit gjerman: Shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin natyrshëm Evropës appeared first on Sinjali.

MPJ gjermane para vizitës së kryediplomatit gjerman: Shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin natyrshëm Evropës

Gjermania ka theksuar sërish mbështetjen ndaj gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian, duke i cilësuar ato si “pjesë të pandashme të familjes evropiane”, përpara vizitës në rajon të ministrit të jashtëm, Johann Wadephul.

Mesazhi u publikua në platformën X nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ku theksohet se vendi do të vazhdojë të ofrojë përkrahje të fortë bilaterale, brenda institucioneve të Bashkimit Evropian dhe përmes Procesit të Berlinit.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut –i përkasin natyrshëm Evropës”, thuhet në X.

Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014 me nismën e kancelares së atëhershme Angela Merkel, synon forcimin e bashkëpunimit rajonal, zhvillimin ekonomik dhe përshpejtimin e reformave që e afrojnë rajonin me standardet e BE-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post MPJ gjermane para vizitës së kryediplomatit gjerman: Shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin natyrshëm Evropës appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0