Merret vendimi për nënën e vrasësit të shqiptares e cila e fshehu kufomën, reagojnë prindërit e Ilaria Sulës

Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, është dënuar me dy vite burg për fshehjen e kufomës. Nosr Manlapaz akuzohet se e ka ndihmuar të birin të zhdukte trupin e së resë pas krimit të 26 marsit. Dy ditë më parë, gjyqtari miratoi marrëveshjen e pranimit […] The post Merret vendimi për nënën e vrasësit të shqiptares e cila e fshehu kufomën, reagojnë prindërit e Ilaria Sulës appeared first on Sinjali.

Merret vendimi për nënën e vrasësit të shqiptares e cila e fshehu kufomën, reagojnë prindërit e Ilaria Sulës

Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, është dënuar me dy vite burg për fshehjen e kufomës.

Nosr Manlapaz akuzohet se e ka ndihmuar të birin të zhdukte trupin e së resë pas krimit të 26 marsit.

Dy ditë më parë, gjyqtari miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë Manlapaz dënim me kusht. Ndërkohë, seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të nisë më 9 dhjetor.

Familja e viktimës reagoi ashpër ndaj vendimit.

Ati i Ilarias, Flamur Sula, e quajti vendimin “të padrejtë”.

“Për ne, kjo nuk është drejtësi,” u shpreh ai. “Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime që ishte hedhur në tualet… Për ne, kjo nuk është drejtësi.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Merret vendimi për nënën e vrasësit të shqiptares e cila e fshehu kufomën, reagojnë prindërit e Ilaria Sulës appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0