I quajti “akter politik opozitar” – OEK paralajmëron procedura ligjore për shpifje nëse Rizvanolli nuk sjellë prova për deklaratën

Ditën e sotme, Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka folur para mediave dhe e ka cilësuar Odën Ekonomike të Kosovës si “akter politik opozitar”. Ky deklarim nuk i ka ikur OEK-ut, të cilët kanë reaguar dhe kanë dhënë një paralajmërim për ministren në detyrë. Në një komunikatë për media, OEK ka thënë se […] The post I quajti “akter politik opozitar” – OEK paralajmëron procedura ligjore për shpifje nëse Rizvanolli nuk sjellë prova për deklaratën appeared first on Sinjali.

I quajti “akter politik opozitar” – OEK paralajmëron procedura ligjore për shpifje nëse Rizvanolli nuk sjellë prova për deklaratën

Ditën e sotme, Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka folur para mediave dhe e ka cilësuar Odën Ekonomike të Kosovës si “akter politik opozitar”.

Ky deklarim nuk i ka ikur OEK-ut, të cilët kanë reaguar dhe kanë dhënë një paralajmërim për ministren në detyrë.

Në një komunikatë për media, OEK ka thënë se këto deklarime janë të pavërteta, të dëmshme dhe të papranueshme, duke theksuar se institucioni për dekada ka qenë partner konstruktiv i të gjitha qeverive, pavarësisht përbërjes së tyre politike.

“Oda Ekonomike e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme i ka inkurajuar bizneset të aplikojnë në çdo skemë mbështetëse, përfshirë ato për grante, duke e parë këtë si instrument të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik,” thuhet në reagim.

OEK thekson se ka qenë gjithmonë promotori më aktiv në informimin e ndërmarrjeve vendore për mundësitë financiare, teknike dhe institucionale, dhe se çdo pretendim i kundërt “tenton të njollosë kontributin dhe reputacionin e institucionit”.

“Importi i energjisë elektrike” Rizvanolli: Qeveria nuk blen energji, kontratat i kanë vetëm kompanitë private

Sipas OEK-ut, duket se ndikimi i qëndrueshëm i këtij institucioni në zhvillimin ekonomik të vendit “po i pengon disa akterë”, të cilët – sipas tyre – po zgjedhin diskurs të pavërtetë në mungesë argumentesh.

Institucioni ka kërkuar nga ish-ministrja Rizvanolli që deri më 08 dhjetor 2025 të paraqesë prova të qarta dhe të verifikueshme në lidhje me pretendimet se OEK ka ndikuar te ndonjë kompani për të mos aplikuar në skemat e granteve.

Në të kundërt, OEK paralajmëron hapje të procedurave ligjore për shpifje dhe dëmtim të reputacionit.

Në komunikatë përmendet gjithashtu edhe çështja e futjes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë, për të cilën OEK thotë se ka shkaktuar “vështirësi serioze financiare dhe operacionale” për shumë ndërmarrje.

“Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë profesionalisht, në mënyrë të pavarur dhe pa përfshirje politike, duke mbrojtur interesin e bizneseve dhe ekonomisë së vendit,” përfundon reagimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I quajti “akter politik opozitar” – OEK paralajmëron procedura ligjore për shpifje nëse Rizvanolli nuk sjellë prova për deklaratën appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0