Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës kërkon koordinim më të fortë me KGJK-në për seanca gjyqësore dhe përfaqësime zyrtare
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Besnik Berisha, së bashku me nënkryetarin Naim Rudari, kanë zhvilluar sot një takim pune me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, si dhe kryetarin e Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Fahret Vellija. Në takim u diskutua gjerësisht për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, me fokus […] The post Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës kërkon koordinim më të fortë me KGJK-në për seanca gjyqësore dhe përfaqësime zyrtare appeared first on Sinjali.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Besnik Berisha, së bashku me nënkryetarin Naim Rudari, kanë zhvilluar sot një takim pune me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, si dhe kryetarin e Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Fahret Vellija.
Në takim u diskutua gjerësisht për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, me fokus në mbajtjen e rregullt të seancave gjyqësore, respektimin e listës së avokatëve sipas detyrës zyrtare, përmirësimin e komunikimit elektronik, standardizimin e përfaqësimit profesional dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin efikas të sistemit të drejtësisë.
Përfaqësuesit e OAK-së adresuan sfida të rëndësishme që prekin punën e avokatëve, veçanërisht në përfaqësimet sipas detyrës zyrtare, duke kërkuar identifikimin dhe zgjidhjen e përbashkët të problemeve që ndikojnë në cilësinë e shërbimeve juridike dhe organizimin e punës në gjykata.
Takimi u karakterizua nga një frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, duke theksuar gatishmërinë e të dy palëve për të forcuar koordinimin institucional dhe për të adresuar çështjet e ngritura në mënyrë praktike dhe efektive.
Palët u pajtuan që së shpejti të mbahet edhe një takim i zgjeruar me kryetarët e degëve regjionale të OAK-së dhe kryetarët e gjykatave, me synimin e trajtimit gjithëpërfshirës të problematikave, përfshirë tarifat e avokatëve dhe organizimin e përfaqësimeve sipas detyrës zyrtare.
Oda e Avokatëve të Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe në ndërtimin e një sistemi të drejtësisë efikas, transparent dhe të përqendruar në standardet profesionale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës kërkon koordinim më të fortë me KGJK-në për seanca gjyqësore dhe përfaqësime zyrtare appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0