Konflikti në Pejë, eskalon 24-vjeçari – sulmon disa të rinj me OC-spray dhe karrige pas një debati verbal

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Pejë, në rrugën “Medlin Olbrajt”, ku një konflikt verbal ka eskaluar në përdorim të mjeteve të rrezikshme. Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 22:30, i dyshuari Altin Lajqi, 24-vjeçar është afruar te tavolina ku ndodheshin viktima D. K. dhe disa dëshmitarë, duke i provokuar […] The post Konflikti në Pejë, eskalon 24-vjeçari – sulmon disa të rinj me OC-spray dhe karrige pas një debati verbal appeared first on Sinjali.

Konflikti në Pejë, eskalon 24-vjeçari – sulmon disa të rinj me OC-spray dhe karrige pas një debati verbal

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Pejë, në rrugën “Medlin Olbrajt”, ku një konflikt verbal ka eskaluar në përdorim të mjeteve të rrezikshme.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 22:30, i dyshuari Altin Lajqi, 24-vjeçar është afruar te tavolina ku ndodheshin viktima D. K. dhe disa dëshmitarë, duke i provokuar me fjalë fyese. Pas një replike të shkurtër, situata ka dalë jashtë kontrollit.

I dyshuari ka ngritur një karrige duke tentuar të godasë personat në tavolinë, moment kur viktima e ka shtyrë me këmbë për ta larguar. Në atë çast, Lajqi ka nxjerrë OC-spray dhe ka spërkatur drejt viktimës dhe personave të tjerë.

Patrulla policore ka reaguar menjëherë, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e hetimeve. Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit për “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Sulmi”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Konflikti në Pejë, eskalon 24-vjeçari – sulmon disa të rinj me OC-spray dhe karrige pas një debati verbal appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0