“Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje”: VV-ja zyrtarizon koalicionin me tri parti

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me tri parti të tjera: Partinë Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, për të garuar bashkë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.  Në përditësimin e orës 20:30, pak orë para mbylljes së afatit për partitë që të aplikojnë për certifikim të pjesëmarrjes apo t’i deklarojnë koalicionet, KQZ-ja ka bërë të ditur […] The post “Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje”: VV-ja zyrtarizon koalicionin me tri parti appeared first on Sinjali.

“Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje”: VV-ja zyrtarizon koalicionin me tri parti

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me tri parti të tjera: Partinë Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, për të garuar bashkë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. 

Në përditësimin e orës 20:30, pak orë para mbylljes së afatit për partitë që të aplikojnë për certifikim të pjesëmarrjes apo t’i deklarojnë koalicionet, KQZ-ja ka bërë të ditur se ky koalicion do të ketë emrin “Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”.

Ai do të përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK). 

Pos këtij koalicioni, paraprakisht ishin zyrtarizuar dy koalicione të tjera: Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).\

Ndërkaq, si parti janë regjistruar deri tash:

4. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK; 
5. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK: 
6. Kosovaki Nevi Romani Partia; 
7. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA; 
8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 
9. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI; 
10. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE; 
11. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS; 
12. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU; 
13. SRPSKA LISTA; 
14. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS; 
15. FJALA; 
16. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
17. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK). 

Ende nuk janë regjistruar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e as Nisma Socialdemokrate.

Për t’i dorëzuar listat e kandidatëve, partitë kanë afat deri më 7 dhjetor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje”: VV-ja zyrtarizon koalicionin me tri parti appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0