HISTORIKE, Kosova siguron plejofin e Botërorit 2026

Kosova të shtunën mbrëma ka arritur sukses historik në futboll.  Më fitoren 2:0 në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë ndaj Sllovenisë, Kosova e ka siguruar plejofin e Kampionatit Botëror 2026, që në vitin tjetër organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.  Golin e parë për Kosovën të shtunën mbrëma e realizoi Fisnik Asllani në minutën e gjashtë. […] The post HISTORIKE, Kosova siguron plejofin e Botërorit 2026 appeared first on Sinjali.

HISTORIKE, Kosova siguron plejofin e Botërorit 2026

Kosova të shtunën mbrëma ka arritur sukses historik në futboll. 

Më fitoren 2:0 në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë ndaj Sllovenisë, Kosova e ka siguruar plejofin e Kampionatit Botëror 2026, që në vitin tjetër organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA. 

Golin e parë për Kosovën të shtunën mbrëma e realizoi Fisnik Asllani në minutën e gjashtë. Për 2:0 në portën e vet shënoi mbrojtësi Zhan Karniçnik, në minutën e 64-t. 

Nga minuta e 53-të, Sllovenia luajti pa Petar Stojanoviqin, që mori dy kartonë të verdhë. Në të dyja rastet u ndëshkua pas dueleve që i pati me Dion Gallapenin, mbrojtësin e majtë të Kosovës. 

Ndeshjen e fundit në grup, Kosova e luan ndaj Zvicrës më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kosova e siguron pozitën e dytë me dhjetë pikë, tri më pak se Zvicra që fitoi ndaj Suedisë. Renditja përcaktohet pas pikëve me goldallim. E këtu Zvicra ka diferencë të madhe me 11 gola goldallim, ndërsa Kosova ka vetëm një gol goldallim.

Sllovenia me tri pikë dhe Suedia e fundit me një pikë zënë vendet e fundit në Grupin B.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post HISTORIKE, Kosova siguron plejofin e Botërorit 2026 appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0