Hargreaves shpreh shqetësim për ngërçin politik në vend: Kosova nuk mund të humbë më kohë
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur shqetësimin për situatën politike në vend, duke theksuar se Kosova nuk mund të humbë më kohë. Ai bëri këto komente pas një takimi me presidenten Vjosa Osmani, ku diskutuan për situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballet vendi. Një nga shqetësimet kryesore të ambasadorit ishte mungesa […] The post Hargreaves shpreh shqetësim për ngërçin politik në vend: Kosova nuk mund të humbë më kohë appeared first on Sinjali.
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur shqetësimin për situatën politike në vend, duke theksuar se Kosova nuk mund të humbë më kohë. Ai bëri këto komente pas një takimi me presidenten Vjosa Osmani, ku diskutuan për situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballet vendi.
Një nga shqetësimet kryesore të ambasadorit ishte mungesa e dakordimit mes partive politike për çështjen e buxhetit për vitin e ardhshëm. Hargreaves theksoi se ky dështim mund të ketë pasoja negative për zhvillimin e Kosovës.
“Diskutuam shpresat për një fushatë zgjedhore të qetë dhe pozitive. Shpreha shqetësim për dështimin e partive politike për të rënë dakord për një zgjatje të buxhetit, Planin e Rritjes së BE-së dhe marrëveshjet e financimit të Bankës Botërore, të cilat do t’i sillnin dobi popullit të Kosovës,” tha Hargreaves.
Ambasadori britanik gjithashtu theksoi se pret një bashkëpunim konstruktiv nga partitë politike pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke shtuar se Kosova nuk mund të humbë më kohë për të adresuar sfidat e rëndësishme ekonomike dhe politike që ka para vetes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Hargreaves shpreh shqetësim për ngërçin politik në vend: Kosova nuk mund të humbë më kohë appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0