Gjuajtje me armë në Slivovë gjatë natës – Policia gjen 7 gëzhoja në vendngjarje

Një incident i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Slivovë të Prishtinës, ku janë dëgjuar të shtëna armësh pa u identifikuar ende autori, mëson ekskluzivisht Sinjali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:50 dhe është denoncuar nga një qytetar, i cili ka deklaruar se ka dëgjuar disa krisma, por pa mundur […] The post Gjuajtje me armë në Slivovë gjatë natës – Policia gjen 7 gëzhoja në vendngjarje appeared first on Sinjali.

Gjuajtje me armë në Slivovë gjatë natës – Policia gjen 7 gëzhoja në vendngjarje

Një incident i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Slivovë të Prishtinës, ku janë dëgjuar të shtëna armësh pa u identifikuar ende autori, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:50 dhe është denoncuar nga një qytetar, i cili ka deklaruar se ka dëgjuar disa krisma, por pa mundur të shohë se kush ka shtënë.

Njësitë policore të Stacionit “Veriu” kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku pas ekzaminimit janë gjetur 7 gëzhoja, të cilat janë sekuestruar nga krimteknika për procedura të mëtejme.

Me udhëzim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Përdorim i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personit të dyshuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjuajtje me armë në Slivovë gjatë natës – Policia gjen 7 gëzhoja në vendngjarje appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0