Gjendja me pagat në RTK, sindikata i drejtohet me letër Presidentes Osmani: Punëtorët nuk mund të presin më
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Thirrje për zgjidhje drejtuar institucioneve nuk kanë të ndalur. Së fundi nga Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) kanë ndërmarrë edhe një hap tjetër.(SPERTK) i është drejtuar me një letër Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku e falënderon […] The post Gjendja me pagat në RTK, sindikata i drejtohet me letër Presidentes Osmani: Punëtorët nuk mund të presin më appeared first on Sinjali.
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë.
Thirrje për zgjidhje drejtuar institucioneve nuk kanë të ndalur.
Së fundi nga Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) kanë ndërmarrë edhe një hap tjetër.
(SPERTK) i është drejtuar me një letër Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku e falënderon për vëmendjen e kushtuar situatës së rëndë financiare në të cilën ndodhet RTK-ja, por njëkohësisht thekson se hapat aktualë nuk ofrojnë zgjidhje urgjente.
Në letrën e tyre, Sindikata thekson se kriza financiare ka arritur në pikën kritike, duke theksuar se krijimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa, i propozuar si mekanizëm për adresimin e problemit, nuk është masë që sjell zgjidhje të menjëhershme për mbi 700 punëtorët e transmetuesit publik.
Sipas SPERTK-së, edhe sikur komisioni të ishte funksional, “nuk do të ishte dashur të lejohej që situata të përshkallëzohej deri në këtë nivel”. Sindikata thekson se punëtorët janë në gjendje të rënduar sociale dhe ekonomike dhe nuk mund të presin më gjatë.
SPERTK i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërhyjë urgjentisht, duke përdorur mekanizmat ligjorë dhe institucionalë për të bërë të mundur ekzekutimin e pagave dhe stabilizimin e situatës brenda RTK-së.
Në fund të letrës, Sindikata nënvizon se zgjidhja duhet të vijë para formimit të komisionit të përhershëm për Buxhet dhe Transfere, pasi çdo vonesë e mëtejshme vetëm e rëndon gjendjen e punëtorëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Gjendja me pagat në RTK, sindikata i drejtohet me letër Presidentes Osmani: Punëtorët nuk mund të presin më appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0