Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Mramor – vidhet arka e bamirësisë nga një xhami, zhduken rreth 250 euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar në fshatin Mramor të Prishtinës, ku nga një objekt fetar është vjedhur arka e bamirësisë me para të mbledhura nga besimtarët, mëson ekskluzivisht Sinjali. Sipas informacioneve të besueshme, më 20.11.2025 rreth orës 11:00, ankuesi R. Vitia ka njoftuar policinë se në periudhën nga 18.11.2025 deri më 20.11.2025, persona […] The post Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Mramor – vidhet arka e bamirësisë nga një xhami, zhduken rreth 250 euro appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Mramor – vidhet arka e bamirësisë nga një xhami, zhduken rreth 250 euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar në fshatin Mramor të Prishtinës, ku nga një objekt fetar është vjedhur arka e bamirësisë me para të mbledhura nga besimtarët, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Sipas informacioneve të besueshme, më 20.11.2025 rreth orës 11:00, ankuesi R. Vitia ka njoftuar policinë se në periudhën nga 18.11.2025 deri më 20.11.2025, persona të panjohur kanë depërtuar në xhaminë e fshatit Mramor dhe kanë marrë arkën e bamirësisë, brenda së cilës dyshohet se kanë qenë rreth 250 euro.

Ngjarja ka ndodhur në mungesë të sistemeve të mbikëqyrjes, pasi në këtë lokacion nuk ka kamera sigurie, çka e vështirëson identifikimin e kryerësve.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të inicohet si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin e personave të përfshirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Mramor – vidhet arka e bamirësisë nga një xhami, zhduken rreth 250 euro appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0