Ekskluzive | Sulm i rëndë ndaj një vajze të mitur në Prishtinë, dyshohet i dashuri i saj
Një incident i rëndë ka ndodhur të enjten mbrëma në Zonën Industriale të Prishtinës, ku një vajzë e mitur ka pësuar lëndime serioze pas një sulmi fizik nga i dyshuari, po ashtu i mitur. Sipas burimeve të Sinjalit, viktima S. P. ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari A. A., i cili sipas […] The post Ekskluzive | Sulm i rëndë ndaj një vajze të mitur në Prishtinë, dyshohet i dashuri i saj appeared first on Sinjali.
Një incident i rëndë ka ndodhur të enjten mbrëma në Zonën Industriale të Prishtinës, ku një vajzë e mitur ka pësuar lëndime serioze pas një sulmi fizik nga i dyshuari, po ashtu i mitur.
Sipas burimeve të Sinjalit, viktima S. P. ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari A. A., i cili sipas saj është i dashuri i saj. Viktima ka marrë lëndime të rënda trupore, përfshirë dëmtim në syrin e djathtë dhe frakturë të hundës.
E mitura ka deklaruar se dhuna nuk ka qenë episod i vetëm. Ajo ka treguar se më 09.11.2025, në vendin e punës së të dyshuarit, pas një mosmarrëveshjeje, ai e kishte goditur me thikë në këmbën e djathtë. Ajo atëherë nuk e kishte raportuar rastin. Po ashtu ka theksuar se dhuna psikike, fizike dhe kanosjet kanë qenë të përsëritura.
I dyshuari, i intervistuar nga policia, ka pranuar goditjen e datës 13 nëntor duke pretenduar se ka ndodhur gjatë tentimit për ta “ndaluar” viktimën, ndërsa për rastin e 9 nëntorit ka deklaruar se e ka goditur me një çelës hapjeje të pijeve, jo me thikë.
Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit për “Lëndim të rëndë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar dhe dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë.
Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe episodet e raportuara të dhunës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Sulm i rëndë ndaj një vajze të mitur në Prishtinë, dyshohet i dashuri i saj appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0