Ekskluzive | Lokalizohet dhe arrestohet i dënuari për narkotikë – dërgohet në vuajtje të dënimit (EMRI)
Një aksion i Njësisë së Urdhëresave të Stacionit Policor në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e personit të kërkuar Ajet Rizanaj, i dënuar më herët për veprat penale që lidhen me narkotikë. Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, më 3 dhjetor 2025, rreth orës 15:30, njësia policore ka ndërmarrë veprime operative […] The post Ekskluzive | Lokalizohet dhe arrestohet i dënuari për narkotikë – dërgohet në vuajtje të dënimit (EMRI) appeared first on Sinjali.
Një aksion i Njësisë së Urdhëresave të Stacionit Policor në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e personit të kërkuar Ajet Rizanaj, i dënuar më herët për veprat penale që lidhen me narkotikë.
Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, më 3 dhjetor 2025, rreth orës 15:30, njësia policore ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore, përmes të cilave ka arritur të lokalizojë të dënuarin në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Prishtinë. I njëjti është arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar për veprën penale “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, raporton Gazeta Sinjali.
Pas arrestimit, Ajet Rizanaj është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali–Prishtinë, për të vuajtur dënimin prej 8 muajsh burg, si dhe gjobën prej 10.000 euro, e cila – në rast se nuk paguhet – shndërrohet në 1 vit e 5 muaj burg shtesë.
Procedurat janë finalizuar nga Njësia e Urdhëresave, ndërsa rasti konsiderohet i ekzekutuar plotësisht.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Lokalizohet dhe arrestohet i dënuari për narkotikë – dërgohet në vuajtje të dënimit (EMRI) appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0