Ekskluzive | Ky është i arrestuari që po kërkohej për vjedhjen e disa bizhuterive dhe një biçklete në Podujevë
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Podujevë, ku një person ka depërtuar me forcë në lokalin “n’Vibes”, në Sheshin “Katër Dëshmorët”. Ngjarja ka ndodhur më 05 tetor pas mesnatës, kur sipas ankuesit V.SH. një person i panjohur kishte thyer xhamin e lokalit dhe kishte vjedhur disa komplete bizhuterish në vlerë rreth 200 […] The post Ekskluzive | Ky është i arrestuari që po kërkohej për vjedhjen e disa bizhuterive dhe një biçklete në Podujevë appeared first on Sinjali.
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Podujevë, ku një person ka depërtuar me forcë në lokalin “n’Vibes”, në Sheshin “Katër Dëshmorët”.
Ngjarja ka ndodhur më 05 tetor pas mesnatës, kur sipas ankuesit V.SH. një person i panjohur kishte thyer xhamin e lokalit dhe kishte vjedhur disa komplete bizhuterish në vlerë rreth 200 euro.
Gjatë largimit nga vendngjarja, i dyshuari kishte marrë edhe një biçikletë, për të cilën deri tani nuk është paraqitur asnjë ankues.
Në funksion të identifikimit të autorit, me urdhër të Prokurorisë, më 14.11.2025 fotografia e të dyshuarit është publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës. Pas publikimit, qytetarë të ndryshëm kanë raportuar identitetin e tij.
Më 16.11.2025, policia ka arrestuar personin e dyshuar, Berat Latifi, i cili gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar kryerjen e veprës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Hetimet po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
The post Ekskluzive | Ky është i arrestuari që po kërkohej për vjedhjen e disa bizhuterive dhe një biçklete në Podujevë appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0