Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit për sulmin ndaj policisë në Prishtinë

Gazeta Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive lidhur me incidentin e ndodhur dje në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku dy persona dyshohet se sulmuan zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të një tikete. Burimet e besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se të arrestuarit janë: Jetmir Krasniqi, 24 vjeçar, i ndaluar pasi ka […] The post Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit për sulmin ndaj policisë në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit për sulmin ndaj policisë në Prishtinë

Gazeta Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive lidhur me incidentin e ndodhur dje në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku dy persona dyshohet se sulmuan zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të një tikete.

Burimet e besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se të arrestuarit janë: Jetmir Krasniqi, 24 vjeçar, i ndaluar pasi ka rezistuar ndaj policisë gjatë shqiptimit të tiketes për mungesë patente shoferi dhe parkim të parregullt, dhe Albijon Krasniqi, 28 vjeçar, i cili ka ndërhyrë me sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë, duke u bërë pjesë e incidentit, raporton Sinjali.

Si pasojë e sulmit, dy policë kanë pësuar lëndime sipërfaqësore, por nuk kanë kërkuar trajtim mjekësor. Të dy të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, janë dërguar në mbajtje për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Kanosje”.

Hetimet po vazhdojnë nga njësia kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit për sulmin ndaj policisë në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0