Ekskluzive | I riu nga Fushë Kosova kapet duke shtënë me armë në një aheng familjar – video e vitit 2022 e çon në Polici

Një rast i pazakontë po hetohet nga Policia, pasi një video e siguruar nga burime të besueshme, dërguar përmes emailit, ka zbuluar se në një aheng familjar në Miradi të Poshtme ishte shtënë me armë zjarri. Sipas informacioneve, në incizimin e datës 01.01.2022, shihet i dyshuari Redon Trashupa, rreth 23-vjeçar duke gjuajtur me armë në […] The post Ekskluzive | I riu nga Fushë Kosova kapet duke shtënë me armë në një aheng familjar – video e vitit 2022 e çon në Polici appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | I riu nga Fushë Kosova kapet duke shtënë me armë në një aheng familjar – video e vitit 2022 e çon në Polici

Një rast i pazakontë po hetohet nga Policia, pasi një video e siguruar nga burime të besueshme, dërguar përmes emailit, ka zbuluar se në një aheng familjar në Miradi të Poshtme ishte shtënë me armë zjarri.

Sipas informacioneve, në incizimin e datës 01.01.2022, shihet i dyshuari Redon Trashupa, rreth 23-vjeçar duke gjuajtur me armë në ajër. Pas identifikimit, ai është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe ka pranuar veprën, duke konfirmuar se pamjet i përkasin natës së Vitit të Ri.

Lidhur me rastin, Prokurori kujdestar ka udhëzuar inicimin e procedurës hetimore për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa procedura do të zhvillohet në gjendje të lirë.

Hetimet vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I riu nga Fushë Kosova kapet duke shtënë me armë në një aheng familjar – video e vitit 2022 e çon në Polici appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0