Shemi i grupit “Ilirët” dyshohet se vdiq pas një sulmi në zemër

Shemsi Krasniqi, solisti i grupit të rock-folk-ut vendor “Ilirët”, i njohur më shumë si Shemi, ka vdekur në moshën 64-vjeçare. Burime nga Emergjenca thanë se ai u gjet pa shenja jete sot rreth orës 15:00, dyshohet pas një sulmi në zemër. Shemi ishte pjesë e grupit “Ilirët” që u formua më 1981. Po atë vit […] The post Shemi i grupit “Ilirët” dyshohet se vdiq pas një sulmi në zemër appeared first on Sinjali.

Shemi i grupit “Ilirët” dyshohet se vdiq pas një sulmi në zemër

Shemsi Krasniqi, solisti i grupit të rock-folk-ut vendor “Ilirët”, i njohur më shumë si Shemi, ka vdekur në moshën 64-vjeçare.

Burime nga Emergjenca thanë se ai u gjet pa shenja jete sot rreth orës 15:00, dyshohet pas një sulmi në zemër.

Shemi ishte pjesë e grupit “Ilirët” që u formua më 1981. Po atë vit grupi solli këngën e parë të titulluar “Merita”.

Ai ishte një nga zërat më ikonik të muzikës shqiptare, njeriu që i dha shpirt këngës që u kthye në simbol kombëtar, me këngën “Xhamadani vija vija”.

Shemi njihet edhe për këngën “Rini Thuaja Këngës”, me të cilën grupi mori pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 13, në vitin 2014.

Në vitin 2012, “Ilirët” publikuan albumin “Moj Kosovë”.

Kënga “Qaj Mirvete” erdhi më pas, duke u bërë gjithashtu një prej më të dëgjuarave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shemi i grupit “Ilirët” dyshohet se vdiq pas një sulmi në zemër appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0