Ekskluzive | I dyshuari për tentim-vrasje në Prishtinë dorëzohet pas dy muajsh në arrati – ndalohet për 48 orë

Një rast i rëndë i vrasjes në tentativë, i shoqëruar me shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe posedim të paautorizuar të armëve, ka ndodhur më 13.09.2025, rreth orës 18:30, në rrugën “Woodrow Wilson” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Pas hetimeve të zhvilluara, policia ka identifikuar si të dyshuar Shkëlqim Kastratin. Fillimisht, i dyshuari nuk ishte […] The post Ekskluzive | I dyshuari për tentim-vrasje në Prishtinë dorëzohet pas dy muajsh në arrati – ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | I dyshuari për tentim-vrasje në Prishtinë dorëzohet pas dy muajsh në arrati – ndalohet për 48 orë

Një rast i rëndë i vrasjes në tentativë, i shoqëruar me shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe posedim të paautorizuar të armëve, ka ndodhur më 13.09.2025, rreth orës 18:30, në rrugën “Woodrow Wilson” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Pas hetimeve të zhvilluara, policia ka identifikuar si të dyshuar Shkëlqim Kastratin.

Fillimisht, i dyshuari nuk ishte i kapshëm dhe u vendos në kërkim policor, ndërsa u konfirmua se ndodhej jashtë vendit. Si rezultat, Gjykata ka lëshuar Urdhër-arrest ndaj tij.

Më 17.11.2025, Shkëlqim Kastrati është paraqitur vetë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ku është intervistuar në prani të prokurorit të rastit.

Pas intervistimit, prokurori ka lëshuar Aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë, si i dyshuar për veprat penale të lartcekurat.

Rasti po trajtohet nga njësitë kompetente hetimore dhe procedurat e mëtejshme janë në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I dyshuari për tentim-vrasje në Prishtinë dorëzohet pas dy muajsh në arrati – ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0