Ekskluzive | Gjyqtarja kërcënohet gjatë seancës në Fushë Kosovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë (EMRI)

Një incident i rëndë është regjistruar në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega Fushë Kosovë, ku një gjyqtare është kanosur gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore, mëson ekskluzivisht Sinjali. Ngjarja ka ndodhur më 17.11.2025, rreth orës 14:30. Sipas të dhënave, Fidan Lahu, rreth 33-vjeçar ka kanosur me fjalë gjyqtaren M.M.H., rreth 45-vjeçare, e […] The post Ekskluzive | Gjyqtarja kërcënohet gjatë seancës në Fushë Kosovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Gjyqtarja kërcënohet gjatë seancës në Fushë Kosovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë (EMRI)

Një incident i rëndë është regjistruar në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega Fushë Kosovë, ku një gjyqtare është kanosur gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 17.11.2025, rreth orës 14:30.

Sipas të dhënave, Fidan Lahu, rreth 33-vjeçar ka kanosur me fjalë gjyqtaren M.M.H., rreth 45-vjeçare, e cila po udhëhiqte një seancë gjyqësore ndaj Islam Mulit, babait të të dyshuarit, i akuzuar për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”. Për shkak të moshës së të akuzuarit, prezenca e familjarëve ishte lejuar në sallë.

Në një moment, i dyshuari është ngritur, ka drejtuar gishtin drejt gjyqtares dhe i ka thënë:
“Nuk guxon me marrë asnjë vendim e as me vepru në këtë çështje, se ki me pas punë me mu,” si dhe shprehje të tjera kërcënuese.

I dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Pas shqyrtimit të deklarimeve, Njësia e Hetimeve Rajonale në Prishtinë ka kontaktuar prokurorin kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Kanosje” dhe ndalimin e Fidan Lahut për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Gjyqtarja kërcënohet gjatë seancës në Fushë Kosovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë (EMRI) appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0