Ekskluzive | E ngacmoi të miturën në autobus, e ndoqi deri në shtëpi dhe i theu telefonin – ndalohet i dyshuari në Podujevë

Një vajzë e mitur ka raportuar në Policinë e Podujevës një incident shqetësues të ndodhur të premten në fshatin Penuh, ku dyshohet se është ngacmuar dhe sulmuar nga ish-i dashuri i saj. Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 12:30, i dyshuari A.H. fillimisht e ka përcjellë viktimën M.T. në autobus, duke e ngacmuar dhe shqetësuar […] The post Ekskluzive | E ngacmoi të miturën në autobus, e ndoqi deri në shtëpi dhe i theu telefonin – ndalohet i dyshuari në Podujevë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | E ngacmoi të miturën në autobus, e ndoqi deri në shtëpi dhe i theu telefonin – ndalohet i dyshuari në Podujevë

Një vajzë e mitur ka raportuar në Policinë e Podujevës një incident shqetësues të ndodhur të premten në fshatin Penuh, ku dyshohet se është ngacmuar dhe sulmuar nga ish-i dashuri i saj.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 12:30, i dyshuari A.H. fillimisht e ka përcjellë viktimën M.T. në autobus, duke e ngacmuar dhe shqetësuar gjatë udhëtimit.

Pasi vajza ka arritur në adresën e saj të banimit në fshatin Penuh, i dyshuari ka shkuar pas saj, ku ka vazhduar ofendimet dhe e ka goditur me shuplakë.

Më pas, ai ia ka marrë dhe dëmtuar telefonin, duke shkaktuar dëm material dhe frikësim të mëtejmë ndaj saj. Viktima është intervistuar në prani të punëtorit të QPS dhe ka refuzuar tretman mjekësor, ndërsa me vullnet të saj është shoqëruar nga prindërit.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe ka pranuar ngacmimin si dhe dëmtimin e telefonit të viktimës.

Prokurorja për të mitur ka urdhëruar ndalimin e tij për 24 orë në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa rasti po hetohet për veprat “Ngacmim” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | E ngacmoi të miturën në autobus, e ndoqi deri në shtëpi dhe i theu telefonin – ndalohet i dyshuari në Podujevë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0