Ekskluzive | Djegie e dyshimtë në Leposaviq: Garazhi i një qytetari shkrumbohet, dëmi rreth 21 mijë euro
Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kalin të Leposaviqit, ku një garazhë është përfshirë nga zjarri. Gazeta Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, kur ankuesi M. I ka njoftuar Policinë se objekti i tij është djegur së bashku me mjete bujqësore që […] The post Ekskluzive | Djegie e dyshimtë në Leposaviq: Garazhi i një qytetari shkrumbohet, dëmi rreth 21 mijë euro appeared first on Sinjali.
Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kalin të Leposaviqit, ku një garazhë është përfshirë nga zjarri.
Gazeta Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, kur ankuesi M. I ka njoftuar Policinë se objekti i tij është djegur së bashku me mjete bujqësore që ndodheshin brenda.
Njësia patrulluese dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku është konstatuar se dëmi i shkaktuar arrin shifrën e përafërt prej 21 mijë eurosh. Sipas ankuesit, janë djegur pajisje të ndryshme bujqësore dhe vetë objekti është shkatërruar plotësisht.
Për momentin, nuk ka persona të dyshuar për ngjarjen.
Sot rreth orës 10:00, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve rajonale, krim-tekniku, eksperti i zjarreve dhe eksperti i rrymës, të cilët kanë nisur ekzaminimin e plotë të rrethanave.
Prokurori i Shtetit është njoftuar dhe ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”. Rasti ndodhet nën hetime dhe po trajtohet nga njësitë kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Djegie e dyshimtë në Leposaviq: Garazhi i një qytetari shkrumbohet, dëmi rreth 21 mijë euro appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0