Si ndihmojnë arrat lëkurën tuaj?
Arrat njihen për vetitë e tyre pozitive për trurin, por tani ato po konsiderohen shumë të dobishme edhe për shëndetin dhe shkëlqimin e lëkurës, shkruan “EwatingWell”. Dermatologia Hannah Kopelman ka bërë të ditur se është e rëndësishme të inkorporohen arrat në rutinën e ngrënies së mëngjesit. “Arra përmban acidin alpha-linolenik (ALA), i cili ndihmon në […] The post Si ndihmojnë arrat lëkurën tuaj? appeared first on Sinjali.
Arrat njihen për vetitë e tyre pozitive për trurin, por tani ato po konsiderohen shumë të dobishme edhe për shëndetin dhe shkëlqimin e lëkurës, shkruan “EwatingWell”.
Dermatologia Hannah Kopelman ka bërë të ditur se është e rëndësishme të inkorporohen arrat në rutinën e ngrënies së mëngjesit.
“Arra përmban acidin alpha-linolenik (ALA), i cili ndihmon në funksionimin e mirë të lëkurës duke parandaluar irritimin”, ka thënë Kopelman.
Arrat janë të pasura edhe me yndyrën e shëndetshme Omega3, e përveç kësaj ato përmbajnë edhe vitaminë E dhe polifenole, të cilat janë antioksidant që ndihmojnë lëkurën kundër stresit oksidativ i cili shkaktohet nga faktorët e jashtëm si rrezet ultraviolete dhe ajri i ndotur.
Kombinimi i acidit yndyror omega3 dhe antioksidantëve ndihmon në parandalimin e inflamacionit, i cili është shkaktar i problemeve të ndryshme të lëkurës si ekzema, psoriaza dhe aknet.
Për më shumë arrat janë të pasura me zink i cili ndihmon gjithashtu kundër faktorëve dëmtues të lëkurës.
Ngrënia e arrave duhet të shoqërohet me zakone të mira të kujdesit të lëkurës, trajtim të duhur, si aplikimi i kremit kundër diellit (SPF).
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Si ndihmojnë arrat lëkurën tuaj? appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0