EKSKLUZIVE: Arrestohet i dyshuari Durim Mazreku – Policia i gjen kokainë dhe marihuanë në Prizren

Sinjali mëson ekskluzivisht se një operacion i Policisë së Kosovës në Prizren ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për posedim të substancave narkotike. Burimet e Sinjalit brenda hetimeve bëjnë të ditur se i dyshuari Durim Mazreku është ndaluar pasi gjatë kontrollit i janë gjetur sasi të dyshuara të kokainës dhe marihuanës. Sipas […] The post EKSKLUZIVE: Arrestohet i dyshuari Durim Mazreku – Policia i gjen kokainë dhe marihuanë në Prizren appeared first on Sinjali.

EKSKLUZIVE: Arrestohet i dyshuari Durim Mazreku – Policia i gjen kokainë dhe marihuanë në Prizren

Sinjali mëson ekskluzivisht se një operacion i Policisë së Kosovës në Prizren ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Burimet e Sinjalit brenda hetimeve bëjnë të ditur se i dyshuari Durim Mazreku është ndaluar pasi gjatë kontrollit i janë gjetur sasi të dyshuara të kokainës dhe marihuanës.

Sipas informacioneve të para, njësitet policore kanë ndërhyrë pas dyshimeve të bazuara se i dyshuari merrej me aktivitet të kundërligjshëm.

Gjatë kontrollit operacional, policët kanë sekuestruar substancat narkotike të cilat janë dërguar për analizë laboratorike.

Ndaj tij po zhvillohen hetime për posedim të paautorizuar të narkotikëve, ndërsa Policia po vazhdon punën për të zbuluar nëse i dyshuari ka lidhje me veprimtari të tjera kriminale.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detajet më të reja nga rasti.

I njëjti ishte kapur edhe më 2022 si i dyshuar për substanca narkotike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post EKSKLUZIVE: Arrestohet i dyshuari Durim Mazreku – Policia i gjen kokainë dhe marihuanë në Prizren appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0