Ekskluzive | Arrestohet 18-vjeçari i dyshuar për dhunim të një të miture në Mitrovicë

Të miturat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Të dyshuarit kryesisht janë të moshës madhore, të cilët edhe krijojnë raporte të afërta me të miturat, me qëllime seksuale, raporton […] The post Ekskluzive | Arrestohet 18-vjeçari i dyshuar për dhunim të një të miture në Mitrovicë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arrestohet 18-vjeçari i dyshuar për dhunim të një të miture në Mitrovicë

Të miturat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Të dyshuarit kryesisht janë të moshës madhore, të cilët edhe krijojnë raporte të afërta me të miturat, me qëllime seksuale, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu, një rast i rëndë është raportuar në Mitrovicë, ku një vajzë e mitur ka denoncuar dhunimin e saj nga një 18-vjeçar.

Sipas të dhënave që ka Sinjali, më 02 dhjetor, rreth orës 10:00, vajza A.S., rreth 12-vjeçare, e shoqëruar nga gjyshërit, është paraqitur në Stacionin Policor në Mitrovicë të Jugut, ku ka raportuar se një ditë më parë, më 01.12.2025 rreth orës 13:00, është dhunuar në shtëpinë e të dyshuarit A.Q., rreth 18-vjeçar.

Pas marrjes së informatave, Prokurori i Krimeve të Rënda ka urdhëruar dërgimin e viktimës në IML për ekzaminim gjinekologjik. Me urdhër të prokurorit, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe ka realizuar arrestimin e tij.

I dyshuari, pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arrestohet 18-vjeçari i dyshuar për dhunim të një të miture në Mitrovicë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0