E trishtë: Ky është punëtori që u godit nga rryma dhe humbi jetën gjatë punimeve në Obiliq

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident të rëndë që ka ndodhur dje në Obiliq, ku një person ka humbur jetën pasi u godit nga rryma gjatë punimeve në shtëpinë e tij. Rreth orës 14:20 është raportuar se viktima ishte dërguar pa shenja jete në QKUK. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Ahmet […] The post E trishtë: Ky është punëtori që u godit nga rryma dhe humbi jetën gjatë punimeve në Obiliq appeared first on Sinjali.

E trishtë: Ky është punëtori që u godit nga rryma dhe humbi jetën gjatë punimeve në Obiliq

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident të rëndë që ka ndodhur dje në Obiliq, ku një person ka humbur jetën pasi u godit nga rryma gjatë punimeve në shtëpinë e tij.

Rreth orës 14:20 është raportuar se viktima ishte dërguar pa shenja jete në QKUK.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Ahmet Jasharin, rreth 63-vjeçar.

Paraprakisht, ai ishte duke punuar afër një makinerie për përzierjen e betonit (mikser), kur dyshohet se është goditur nga rryma elektrike. Pasi kishte marrë tretman të shpejtë nga ekipi i QMF-Obiliq, është transportuar në QKUK, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka kryer procedurat e nevojshme, ndërsa Prokurori Kujdestar ka udhëzuar inicimin e rastit si “Trup i pajetë”.

Trupi i viktimës është liruar për familjarët, pasi nuk janë paraqitur dyshime për rrethana të tjera të vdekjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Ky është punëtori që u godit nga rryma dhe humbi jetën gjatë punimeve në Obiliq appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0