Depozitohen para të falsifikuara në bankën “ProCredit” në Prizren – Policia nis hetime

Trendi i parave të falsifikuara ka ‘lulëzuar’ në Kosovë për një kohë të gjatë, ku qindra e mijëra euro false janë vënë përditë në qarkullim. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedhat metalike që më së shumti dalin false janë 1 dhe 2 euro, si dhe kartëmonedhat 50 e […] The post Depozitohen para të falsifikuara në bankën “ProCredit” në Prizren – Policia nis hetime appeared first on Sinjali.

Depozitohen para të falsifikuara në bankën “ProCredit” në Prizren – Policia nis hetime

Trendi i parave të falsifikuara ka ‘lulëzuar’ në Kosovë për një kohë të gjatë, ku qindra e mijëra euro false janë vënë përditë në qarkullim. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedhat metalike që më së shumti dalin false janë 1 dhe 2 euro, si dhe kartëmonedhat 50 e 100 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar në Prizren, ku për një periudhë disa mujore janë deponuar kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara nga klientë të ndryshëm.

Burimet e besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se më 4 dhjetor 2025, rreth orës 11:00, në Stacionin Policor ka paraqitur ankuesi E.M., rreth 26-vjeçar, përfaqësues i bankës ProCredit Bank në Prizren.

Ai ka raportuar se gjatë intervalit kohor nga 1 qershor 2025 deri më 27 nëntor 2025, klientë të ndryshëm kanë deponuar, në ditë të ndryshme, gjithsej 326 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në njësinë e krim-teknikës për ekzaminim profesional.

Njësia e hetimeve është njoftuar për rastin dhe procedurat janë duke vazhduar për identifikimin e personave të implikuar dhe origjinën e parave të falsifikuara.

Hetimet mbeten aktive.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Depozitohen para të falsifikuara në bankën “ProCredit” në Prizren – Policia nis hetime appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0