Arrestohet në Prishtinë personi me urdhërarrest aktiv për fshehje të sendeve të përfituara nga vepra penale

Njësia e Policisë së Stacionit Veriu në Prishtinë ka realizuar një urdhërarrest aktiv ndaj një personi të kërkuar nga gjykata. Ngjarja është regjistruar më 16.11.2025, rreth orës 01:00. Gjatë një kontrolli rutinë, policia ka ndaluar Afrim Jahajn, 31 vjeçar, i cili pas verifikimit në sistemin policor ka rezultuar se ishte nën urdhërarrest të lëshuar nga […] The post Arrestohet në Prishtinë personi me urdhërarrest aktiv për fshehje të sendeve të përfituara nga vepra penale appeared first on Sinjali.

Arrestohet në Prishtinë personi me urdhërarrest aktiv për fshehje të sendeve të përfituara nga vepra penale

Njësia e Policisë së Stacionit Veriu në Prishtinë ka realizuar një urdhërarrest aktiv ndaj një personi të kërkuar nga gjykata. Ngjarja është regjistruar më 16.11.2025, rreth orës 01:00.

Gjatë një kontrolli rutinë, policia ka ndaluar Afrim Jahajn, 31 vjeçar, i cili pas verifikimit në sistemin policor ka rezultuar se ishte nën urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, raporton Sinjali.

Me urdhër të autoriteteve gjyqësore, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë, ku do të mbahet për 48 orë, ndërsa rasti do të procedohet sipas procedurave të mëtejshme ligjore.

Hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet në Prishtinë personi me urdhërarrest aktiv për fshehje të sendeve të përfituara nga vepra penale appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0