Ambasadorja e Kosovës në Norvegji në tubimin e VV-së, Çitaku: Ambasadat nuk janë të partive, por të Republikës

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon avazin e vjetër, shpërdorimin e të gjitha resurseve shtetërore për beteje elektorale. Kjo pasi ambasadorja e Kosovës në Norvegji u pa në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Çitaku ka thënë se ambasadat nuk janë të asnjë partie, por të Republikë së Kosovës. “Lëvizja Vetëvendosje vazhdon […] The post Ambasadorja e Kosovës në Norvegji në tubimin e VV-së, Çitaku: Ambasadat nuk janë të partive, por të Republikës appeared first on Sinjali.

Ambasadorja e Kosovës në Norvegji në tubimin e VV-së, Çitaku: Ambasadat nuk janë të partive, por të Republikës

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon avazin e vjetër, shpërdorimin e të gjitha resurseve shtetërore për beteje elektorale.

Kjo pasi ambasadorja e Kosovës në Norvegji u pa në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Çitaku ka thënë se ambasadat nuk janë të asnjë partie, por të Republikë së Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me avazin e vjetër,  Kjo sjellje tregon mungesë respekti për vet shtetin dhe institucionet e Republikës. Institucionet janë më të mëdha se partitë, më të mëdha se individët. Ne jemi vetëm shërbyes të përkohshëm në to”.

“Cenimi i institucioneve është i rrezikshëm për demokracinë, për ligjshmërinë dhe për vet Republikën. Ambasadat nuk janë të VV-së. As të PDK-së. Ambasadat janë të Republikës së Kosovës. Mendësisë abuzive të VV-së do t’i vijë fundi më 28 dhjetor”, ka thënë Çitaku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadorja e Kosovës në Norvegji në tubimin e VV-së, Çitaku: Ambasadat nuk janë të partive, por të Republikës appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0