Abdixhiku takon ambasadorin francez: LDK e mobilizuar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njofton se ka pritur në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. “Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës karshi këtyre proceseve, me theks të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, thuhet në njoftimin e […] The post Abdixhiku takon ambasadorin francez: LDK e mobilizuar për zgjedhjet e 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njofton se ka pritur në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
“Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës karshi këtyre proceseve, me theks të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, thuhet në njoftimin e partisë.
Abdixhiku i ka dhënë informacion ambasadorit për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet nacionale, duke theksuar mobilizimin e plotë të strukturave në të gjithë vendin.
“LDK është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për zgjedhjet nacionale, duke finalizuar listën për deputetë me figura të dëshmuara profesionale, të reja e integruese, të cilat vijnë me vizion të qartë për zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit të së drejtës dhe modernizimin e vendit”, ka shtuar Abdixhiku.
Ai po ashtu ka theksuar se LDK para qytetarëve paraqet një ekip të përgjegjshëm dhe të përkushtuar, që reflekton seriozitet, punë dhe përvojë, një listë që synon t’i japë vendit institucione stabile dhe një qeverisje zhvillimore, në shërbim të qytetarëve.
Kreu i LDK-së shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme franceze ndaj Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese dhe zhvillimore. “Mbështetja franceze mbetet thelbësore për avancimin e aspiratave të Kosovës drejt zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit të plotë evropian”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Abdixhiku takon ambasadorin francez: LDK e mobilizuar për zgjedhjet e 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0