Abdixhiku i referohet VV-së si “sekt”: Ata duan të manipulojnë, të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve

LDK dhe Vetëvendosje vazhdojnë të qëndrojnë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të akuzave dhe kundër-akuzave drejtuar njëra-tjetrës. Së fundi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje në drejtim të tij lidhur me vendimin e PZAP-së për rrëzimin e vendimit të KQZ-së që mërgata të […] The post Abdixhiku i referohet VV-së si “sekt”: Ata duan të manipulojnë, të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve appeared first on Sinjali.

Abdixhiku i referohet VV-së si “sekt”: Ata duan të manipulojnë, të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve

LDK dhe Vetëvendosje vazhdojnë të qëndrojnë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të akuzave dhe kundër-akuzave drejtuar njëra-tjetrës.

Së fundi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje në drejtim të tij lidhur me vendimin e PZAP-së për rrëzimin e vendimit të KQZ-së që mërgata të votojë edhe jashtë ambienteve të konsullatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Abdixhiku iu referua VV-së hiç më pak se sa “sekt”.

“Sekti i Vetëvendosjes”, tha ai në një pjesë të postimit.

“Një herë, provuan ta kthejnë sistemin e vjetër të votimit me email. Atë ku një militant, para televizorit, mbushte qindra e qindra fletvotime vet. Merreni me mend: në Kosovë kalojmë në dhjetëra hapa sigurie para se një fletëvotim të pranohet e të numërohet; këta, të pakënaqur nga rezultati i fundit lokal, donin t’i kthenin kohët e vjetra të votimeve e manipulimeve masive. Rastet e tilla jane ende të deponuara në hetuesi e prokurori. KQZ natyrisht nuk e lejoj. Drejtësia dhe ligji qëndruan”, ka deklaruar i pari i LDK’së.

Madje, ai edhe i akuzoi partinë që pati pushtetin në vitet e fundit në vend si manipulues që duan të marrin “me forcë” rezultatin që duan në zgjedhje.

“Sekti i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vet fletëvotimet. T’i mbushin vet. T’i manipulojnë votat vet. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve”, tha ndër të tjera Abdixhiku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku i referohet VV-së si “sekt”: Ata duan të manipulojnë, të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0