86-vjeçari nga Mitrovica zhduket pa gjurmë, familja alarmon Policinë
Një 86-vjeçar nga Mitrovica është raportuar si person i zhdukur, pasi ka lënë banesën e tij mëngjesin e 18 nëntorit dhe nuk është kthyer më. Rasti është regjistruar në Policinë e Kosovës nga bashkëshortja e tij. Sipas denoncimit, Selim Voca, rreth 86-vjeçar ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00, pa telefon dhe pa lënë ndonjë […] The post 86-vjeçari nga Mitrovica zhduket pa gjurmë, familja alarmon Policinë appeared first on Sinjali.
Një 86-vjeçar nga Mitrovica është raportuar si person i zhdukur, pasi ka lënë banesën e tij mëngjesin e 18 nëntorit dhe nuk është kthyer më. Rasti është regjistruar në Policinë e Kosovës nga bashkëshortja e tij.
Sipas denoncimit, Selim Voca, rreth 86-vjeçar ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00, pa telefon dhe pa lënë ndonjë njoftim. Familjarët kanë theksuar se nuk dihet se çfarë ka pasur veshur në momentin e largimit. Ai përshkruhet si rreth 170 cm i gjatë, me flokë të bardha, sy të kaltër dhe peshë rreth 78 kg.
Bazuar në deklarimet e familjes, kjo është hera e parë që ai largohet pa kontakt, ndërsa gjendja e tij nuk është e mirë, çka e shton shqetësimin mbi rrezikshmërinë e situatës.
Me udhëzim të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse hetimore.
Hetimet po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post 86-vjeçari nga Mitrovica zhduket pa gjurmë, familja alarmon Policinë appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0